E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata le ne burg te arrestuarit e “Gerdecit”

Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e disa diteve me pare te Gjykates se Shkalles se Pare, e cila zgjati me 6 muaj te tjere afatet e paraburgimit per dy drejtuesit e firmes "Alba Demil" Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli si dhe ish- drejtorin e Kompanise "Meico" ne Ministrine e Mbrojtjes, Ylli Pinari. Shtimi i afateve te paraburgimit per te pandehurit lidhet me akuzen e re te ngritur ndaj tyre nga organi i Prokurorise per "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese te disa personave", krahas asaj te meparshme per "shkelje te rregullave te sigurise mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive".
Ata u arrestuan menjehere pas ngjarjes se 15 Marsit ne fshatin Gerdec te Vores, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem ne fabriken e demontimit te municioneve luftarake, humben jeten 26 persona dhe u plagosen shume te tjere. Dosja "Gerdeci" kaloi per hetime ne Prokurorine e Pergjithshme per shkak te dyshimeve te ngritura prej saj edhe ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes, deputetit republikan Fatmir Mediu, i dyshuar per vepren penale te "shperdorimit te detyres".

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›