E Martë, 3 Nëntor 2026

Zaimi: Amerikës i duhet një kryeministër besnik. Shqipëria është aleat stabël

“SHBA ka nevojë për një aleat stabël” kështu u shpreh Kryeredaktorja e Albanian Post, Gerta Zaimi në një lidhje në Skype në studion e emisionit “3D” në RTSH.

Gerta Zaimi theksoi gjithashtu se edhe baza që do të ndërtohet në Kuçovë do të jetë një bazë shumë e rëndësishme në rajon.

“Mesazhi i Blinkenit ishte shumë i qartë unë vij në Shqipëri sepse Shqipëria është aleati më stabël dhe ai tek i cili unë kam ndërtuar interlokutorin tim direkt për sa i përket gjeostrategjisë.

Bëhet fjalë për bazën e Kuçovës që po hapet dhe me shumë gjasa ajo mund të jetë një bazë e misioneve të shpejta në të gjithë rajonin, pra është një bazë shumë e rëndësishme.

Nëse ka një aleat stabël në territor i cili projekton partnerin më të ngushtë gjeostrategjik ky partner nuk është se i duhet i pastër si akulli, por i duhet që të pastrohet nga një kohë e tmerrshme korrupsioni”, tha Zaimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›