Zaimi: Kurti, do apo s’do, duhet të ulet me Vuçiçin. Deklarata e Kurtit, e një lideri populist

Kryeredaktorja e Albanian Post, Gerta Zaimi, në lidhje me Skype për emisionin “3D” në RTSH u shpreh se Albin Kurti bën pjesë te populistët si udhëheqës dhe si pasojë edhe deklaratat e tij janë të tilla.
Për më tepër Gerta Zaimi theksoi se Kurit do të ulët në tavolinë me Vuçiçin sepse normalizimin duhet ta bëjë pikërisht me Serbinë.
“Kurti, bën pjesë te populistët si udhëheqës kështu që deklaratat e tij janë tipike të një populisti. Ballkani i Hapur në thelb nuk është më në veprim, ajo që ndodhi me protokollin dhe fillon që nga marsi midis këtyre tre shteteve është komplementare me Procesin e Berlinit dhe me samitin që u bë sot.
Kurti do apo s’do do ulet në tavolinë me Vuçiçin, sepse normalizimin duhet ta bëjë pikërisht me Vucicin, d.m.th. me Serbinë. Prandaj erdhën amerikanët në këtë samit që u bë, për ti theksuar të gjitha vendeve Ballkanike por kryesisht Serbisë dhe Kosovës që janë përball faktit të ecjes së tyre drejtë normalizimit që ky normalizim duhet bërë. Në momentin që Kurti ka pranuar marrëveshjen bazë, aty është e gjitha, janë dy procese që do ecin bashkë”, tha Zaimi.
/rtsh.al/