Alibali: Serbia ka arritur të përfitojë 60 përqind të garantëve të BE

Analisti Neritan Alibali i ftuar në “3D” deklaroi se për shkak në aftësisë që ka Serbia, gjithmonë ka arritur të thith më shumë fonde nga BE.
“Nga gjithë donacionet që ka bërë BE-ja në Ballkan, 60% të projekteve i ka marr vetëm Serbia sepse ka ditur të thithi projekte dhe 40 % ndahen ne vendet e tjera të rajonit”, deklaron ai.
Sipas tij, situata e krijuar me luftën në Ukrainë ka bërë që BE-ja ta shikoj rajonin tonë si një hapësirë që duhet të dominoj shteti ligjor dhe i së drejtës.
“Është fakt që Evropa pas situatës në Ukrainë, po e shikon Ballkanin e hapur si një hapësirë gjeostrategjike ku një hapësirë që është urgjente të sundoi shteti ligjor”, tha ai.
Sipas tij, tregu i përbashkët i rajonin tonë është shumë larg standardit të tregut të përbashkët të BE-së, ndaj sot janë alokuar 6 miliard euro që të përafrohen standardet e kërkuar.
“Nevoja për të bërë reforma të thella në tregun e Ballkanit të Hapur që ti përafrojë standardet e tregut të përbashkët evropian. Ndaj sot u dhanë 6 miliard euro që të përgatiten këto vende , në kujdesin e SHBA-së dhe BE-së, për të arritur që të futen në tregun e përbashkët evropian”, deklaroi Alibali .
/rtsh.al/