Zajmina Vasjari vs. Ingrid Gjoni

Zajmina Vasjari dhe Ingrid Gjoni, nuk dihet nëse kanë qenë në dijeni të fabulës së klipeve të njëra-tjetrës, të cilat i kanë lançuar si kthesa të rëndësishme në karrierë, pas një periudhe mungese në tregun muzikor.
E para që ka publikuar klipin e saj të ri me elemente ushtarake është Ingrid Gjoni, e cila i ka bërë kështu një dhuratë djalit të saj Parid për 1-vjetorin e lindjes, duke e bërë imazh kryesor në klipin e saj. Ingrid ka lançuar kështu këngën me titull “Inshallah”, duke u rikthyer pas një viti, një periudhë e mjaftueshme pauze pasi u bë nënë. Kënga me ritme orientale vjen me një fabul të veçantë, ndërsa Ingridi pret kthimin e burrit ushtar, ndaj dhe dominojnë elementet ushtarake në disa nga skenat e videoklipit, që janë realizuar në Durrës.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja Zajmina Vasjari ka njoftuar publikimin së shpejti të klipit të saj të ri, po ashtu me mjete dhe veshje ushtrie. Zajmina ka publikuar disa foto nga xhirimet e klipit, ku shihet që ajo e çon dhe më në agresivitet idenë e ngjashme me Ingridin, pasi përdor artilerinë e rëndë të luftës në xhirimet e tij, që pritet të publikohet së shpejti, shkruajne mediat shqiptare. Zajmina ka postuar disa fotografi nga xhirimet në faqen e saj në Facebook, ku pozon mbi një tank, me rroba banje dhe e armatosur. /Indeksonline/