Prishtina drejt finales, 1-0 në Play Off

Sigal Prishtina ka arritur të fitoj ndeshjen e parë në Play Off-in e basketbollit kosovar. Skuadra nga kryeqyteti e mposhti në ndeshjen e parë Bashkimin nga Prizreni.
76 me 67 ishte rezultati i fitores së Prishtinës në këtë ndeshje. Më i merituari për fitoren e Prishtinës ishte basketbollisti amerikan Akida Mc Lain i cili realizoj 26 pikë.
Ndeshja e radhës e Play Off-it do të zhvillohet në Prizren ne palestrën "Sezai Surroi"./Indeksonline/