E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zambrotta e do Hamsikun në Milan

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 18:49

Mbrojtësi i djathtë i Milanit Gianluca Zambrotta ka mirëpritur interesimin e klubit për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik.

Rossonerët janë përforcuar me mbrojtësit Philippe Mexes dhe Taye Taiwo për sezonin e ardhshëm por nuk do të ndalen me kaq. Hamsik spekulohet të jetë objektivi kryesor i Milanit dhe Zambrotta e përkrah ardhjen e sllovakut në San Siro.

“Hamsik do të përshtatej shumë mirë në Milan. Do të kisha pasur dëshirë ta kam për bashkëlojtar. Ai është futbollist i cili mund të bënë dallimin”, tha Zambrotta për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›