Tragjedi në familjen e Millosheviç

Tragjedi familjare për Savo Millosheviç, ish sulmuesin e Parmës. I ati është vrarë me pushkë nga babai i tij, gjyshi i futbollistit serb, i tërhequr në 2008-n nga futbolli.
Ngjarja ka ndodhur në Bosnje gjatë një sherri në oborrin e shtëpisë në Glavicicë, 200 kilometër në lindje të Sarajevës.
Savo Millosheviç u tërhoq nga futbolli në vitin 2008 dhe është rekordmen i ndeshjeve të luajtura me kombetaren serbe.
Ai ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në Spanjë, duke luajtur me Saragozën, Espanjolin, Celtën dhe Osasunën. Në Serbi ka luajtur me Partizanin, në Itali me Parmën dhe në Angli me Aston Vilën.