E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zamora mungon në Botëror

Sulmuesi i Fulhamit, Bobby Zamora ka bërë të ditur se është tërhequr nga Kombëtarja e Anglisë për Kampionatin botëror për shkak të lëndimit në thembër.

Zamora ishte ftuar në ekipin preliminar prej 30 futbollistëve dhe pritej të debutonte në miqësore kundër Meksikës më 24 maj. Por, edhe pse luajti për Fulhamin në finalen e Europa League të mërkurën, Zamora nuk ndihet mirë fizikisht.

“Ishte vendim i përbashkët i imi, Capellos dhe i stafit mjekësor të Fulhamit dhe Anglisë. Kampionati botëror është garë e madhe dhe nuk do të kishte qenë e drejtë të shkoj i lënduar”, tha Zamora.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›