E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanafilla dhe gjenetika, aleanca është e mundur

05-12-2012 / Nga Luigi Dell’Aglio (Avvenire)

"Nuk kemi një dëshmi solide shkencore në krijimin ex nihilo (nga asgjëja); kjo mbetet një temë e cila duhet të studiohet me mjetet e filozofisë. Proceset e vazhdueshme të evolucionit të Tokës dhe të jetës janë ngjarje shkencore të përcaktuara mirë tashmë, dhe shërbejnë si elementë thelbësorë të krijimit të përhershëm". Ja hapat kryesore të marrëdhënieve të shkencës dhe besimit, të shprehura gjatë një fjalimi të mbajtur më 8 tetor në prezencës e Papës dhe Sinodit të Ipeshkvijve, nga laureati i çmimit Nobel, Warner Arber. Fjalët e mikrobiologut zviceran janë subjekt i një shqyrtimi të kujdesshëm, sepse një vit më parë Benedikti XVI e emëroi atë kryetar të Akademisë Papnore të Shkencave. Arber është konsideruar si një nga etërit e "revolucionit biologjik" të shekullit të njëzetë. Ai është një profesor emeritus në Universitetin e Bazelit, Biozentrum, dhe ka fituar çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1978 - për zbulimin e "enzimave frenuese”, të cilat përbëjnë themelet e inxhinierisë gjenetike. Për tre muaj, më 21 shkurt 2013, do të shënohet përvjetori i gjashtëdhjetë i zbulimit të "spirales së dyfishtë"-strukturës së ADN-së. Kjo datë rikthen në vëmendje udhëkryqin e mosmarrëveshjeve mbi shkencën. Në raportin e tij ndaj Sinodit, Arber ka ekspozuar argumentin se teoria neo-darviniste nuk është në kundërshtim me mendimin e Kishës dhe, në veçanti, me krijimin e vazhdueshëm të qenieve. Laureati i çmimit Nobel thotë se, sot, zbulime shkencore janë rritur për shkak se ato bazohen në një masë të madhe tek vëzhgimi i evolucionit në veprim. "Edhe autorët e Dhiatës së Vjetër ishin të vetëdijshëm për variantet gjenetike. Personazhet e përshkruar në Bibël nuk ishin klone gjenetikisht identikë me Adamin dhe Evën”. Disa hapa të evolucionit gjenden ende aq të fshehura në një atmosferë misterioze, saqë nëpër debate shtrohet pyetja se pse "evolucioni është i fshehur”. Për këtë dilemë, kryetari i Akademisë Papnore të Shkencave na ofron shpjegimin e tij: "Gjatë dekadave të fundit, hetimet gjenetike na kanë mundësuar të kuptojmë më mirë variacionet spontane. Ato përfaqësojnë komandën që drejton evolucionin biologjik. Sot ne e dimë se realiteti i gjallë dhe operon aktivisht sepse evolucioni biologjik është një proces shumë i ngadalshëm, por sigurisht i balancuar. Me fjalë të tjera, bota e gjallë ka fuqinë e natyrshme të zhvillohet". Në frontin shkencor ka nga ata që mendojnë se shkenca dhe feja ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për të komunikuar miqësisht pa kontradikta rreth evolucionit.

Por vetë Akademia Papnore e  Shkencave Papnor, të cilën Arber e kryeson,  tregon se dialogu mes shkencës dhe fesë nuk është në kontradiktë. Nga 80 shkencëtarë të cilët bëjnë pjesë në këtë akademi, 44 janë fitues të çmimit Nobel. Akademia – nënvizon Arber - vijon procesin e njohurive shkencore dhe zbatimin e mundshëm të këtyre njohurive, si dhe informon oborrin e Papës rreth përparimit të këtyre njohurive, informacion i cili shoqërohet shpesh me rekomandime të veçanta për Kishën. Kjo sjell dialog midis shkencës dhe fesë, të cilat i konsiderojmë  plotësuese të njëra-tjetrës si elementë thelbësore të dijes njerëzore, sidomos nëse ato veprojnë së bashku". Sipas profesorit Arber-it, ekzistojnë arsye të mira që kërkojnë bashkëpunimin e shkencës dhe fesë. Pse të mos themi sot se "Jezusi do të mbështeste aplikimin e shkencës për të mirën - afatgjatë - të njerëzimit"? Nga ana tjetër, shkenca ka nevojë për mbështetje: deri më tani "nuk ka zhvilluar ende një nocion të saktë për gjenezën e jetës" dhe nuk ka qenë në gjendje t’u japë përgjigje të plota pyetjeve të njerëzimit. Ndihma reciproke mund të vijë vetëm nëpërmjet një dialogu të sinqertë dhe jo-kalimtar. Një shembull i tillë ofrohet nga Akademia Papnore e Shkencave, nëpërmjet shkëmbimit të ideve, të pakushtëzuara nga shtetësia apo besimi  (Werner Arber është protestant). Për të shtuar se, akademia e Vatikanit e ka prejardhjen nga Akademia e Linceit - më e vjetra në botë – që në vitin 1603 studionte shkencën moderne (në 1611, në të u regjistruar Galileo).

Por, pse kanë hyrë në historinë e mjekësisë “enzimat frenuese” të zbuluara nga profesor Arber-i?  Deri në vitin 1980, 20 milion pacientë diabetikë përdornin si kurë insulinën e nxjerrë nga kafshët. Më vonë, falë Werner Arber, u arrit të prodhohej një insulinë njerëzore nga qelizat e një bakteri. Biologët marrin një fragment nga ADN-ja njerëzore që "kodon insulinën" (d.m.th fillon një proces që çon në krijimin e insulinës), e më pas e injektojnë atë në një në një molekulë të manovrueshme plazmide, e cila shumohet brenda një bakteri. Ky proces ngriti insulinën e njeriut në një shkallë industriale. Janë “enzimat frenuese” të Arber-it, ato që lejojnë  "prerjen" e fragmenteve të ADN-së në vendin e duhur. Mbi “parimin” gjenetik "pre dhe ngjit”, të cilin Arber e eksperimentoi 40 vjet më parë, biologjia molekulare krijon terren për progres por edhe për rreziqe. Megjithatë, për kryetarin e Akademisë nuk ka arsye për ta parë të errët të ardhmen. "Standardet e vlerësimit të rreziqeve sjellin rritjen e njohurive të gjenetikës. Nëse bazohet shkencërisht, vlerësimi i kujdesshëm i risive është i mjaftueshëm për të shmangur rreziqet që mund të lindin nga eksperimentet teknologjike". Në këto kushte, Arber ngre kartonin e gjelbër edhe për OMGJ-të.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›