E Martë, 3 Nëntor 2026

Zanati i berberit, familja Dudumi në Gjirokastër e trashëgon në breza

Një tjetër zanat që vazhdon të ruhet në Gjirokastër është ai i berberit. Kjo është një traditë që familja Dudumi po e trashëgon brez pas brezi.

52 -vjeçari Maksi Dudumi e ka nisur ta mësoj si pasion nga babai dhe xhaxhai i tij që në moshë fare të vogel.

Ai tregon se nga viti në vit ndërkaq ky zanat ka ndryshuar nga trendet e reja të kohës.

“E kam mësuar nga babai në mënyrë amatore, babi qethte xhaxhallarët e ndonjë të afërm. Unë i kisha shumë qejf gërshërët dhe kështu nisa të mësoj. Por ka shumë ndryshime nga atëherë pasi tani të rinjtë kërkojnë shumë modele”, shprehet Dudumi.

 Zanatin e berberit prej vitesh tashmë ai e ka trashëguar edhe tek djali i tij. Gabrieli ka nisur që në moshë të vogël me pasion ta mësojë dhe shprehet se është krenar që po trashëgon zanatin e të atit.

“Edhe pse për babain tim ka qenë e trashëguar nga babi dhe xhaxhallarët e dhe për mua ka qenë pasion dhe trashëgimi. Pasioni më ka lindur që i vogël. Kam nisur ta praktikoj në moshë të vogël”, tha djali i tij.

Vitet e fundit zanati i berberit është kthyer në një trend për moshën e re ndaj dhe shumë të rinj i janë përkushtuar këtij zanati duke e parë edhe si pasion por edhe si profesion.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›