Sezoni turistik në jug të vendit, ARRSH prioritet mirëmbajtjen e akseve kryesore

Autoriteti Rrugor i rajonit jugor në Gjirokastër në kuadër të sezonit të ri turistik ka nisur ndërhyrjet për rehabilitimin e disa segmenteve rrugore nacionale dhe jo vetëm që kanë pasur problematika dhe të çojnë drejt zonave turistike te vendit.
Aristotel Noni inxhinier pranë kësaj drejtorie pohon se puna për të përballuar sezonin është shtrirë në disa drejtime si përmirësimi I sinjalistikës, asfaltimi e të tjera.
Gjithashtu një problem shqestësues ështe ai i ndriçimit rrugor dhe menaxhimi i mbetjeve ndërtimore, ndërsa po punohet në këtë drejtim.
Gjatë sezonit të verës do të pezullohen të gjitha punimet që janë në afërsi të zonave turistike.
RTSH