E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanfina, rekord i ri

Zanfina Ismaili, mbrëmë ka publikuar videoklipin e këngës me titull ‘’Po sikur’’, në bashkëpunim me reperin Noizy.

Ky duet, teksti i së cilit trajton një temë shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë dhe bën thirrje për më shumë respekt ndaj femrave, ka shënuar një sukses të ri në karrierën e Ismailit.

“Të them faleminderit është pak! Ju jeni ata që çdo ditë me motivoni të punoj, bëj diçka të re dhe ju jeni arsyeja e buzëqeshjes sime. Faleminderit nga zemra për fjalet e mira për spotin, këngën, temën e tekstit dhe duetin! 100.000 klikime për 12 orë janë rekord i ri dhe këtë e keni bërë ju të mundur”, ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›