Zani Çaushi, transferim sekret në burgun e Korçës
TIRANE- Transferohet nën kushte sekrete nga burgu i Burrelit “i forti” i Vlorës. Myrteza Çaushi mësohet se është transferuar menjëherë pas dy kontrolleve të njëpasnjëshme që policia e burgjeve ka ushtruar në qelitë e atij burgu, si dhe pas incidentit që avokati i tij pretendoi se kjo polici kishte me të.
Referuar të dhënave që vijnë nga mbrojta e tij, saktësohet se i mbiquajturi Zani Çaushi, mbi të cilin bien një sërë akuzash për ngjarjet e vitit 1997 në qytetin e Vlorës, bëhet me dije se ai është vendosur në burgun e Korçës. Në këtë burg mësohet se gjendet edhe një seksion i sigurisë së lartë, në të cilin tashmë do të bëjë pjesë edhe një prej emrave proverbialë të krimit vendas, në kartelën e të cilit shënohen një sërë vrasjesh.
Burimet nga mbrojtja e “të fortit” të Vlorës, të cilat i referohet sot GSH, bënë me dije se informacionin për transferimin e tij e ka marrë vesh vetëm ditën e djeshme, ndërsa sipas avokatit, klienti i tij është transferuar menjëherë pas reagimit në media për plagosjen që i kanë bërë në ambientet e qelisë.
Pavarësisht faktit që Drejtoria e Burgjeve ka munguar në reagimet zyrtare për sa i përket transferimit të tij dhe motivacionit të kësaj lëvizjeje, bëhet me dije se kjo nismë është ndërmarrë që ditën e hënë, por avokati mbrojtës i tij ka theksuar se nuk ishte vënë në dijeni për lëvizjen e klientit. Ai tha dje se e kishte takuar klientin e vet pas përplasjes që ka pasur me policinë në burg, të cilët edhe kanë tentuar ta plagosin. Sipas tij, i dhunuari në ambientet e burgut të Burrelit ka bërë edhe një denoncim për këtë dhunë, denoncim që sipas mbrojtjes, nuk ka shkuar ende në tryezën e drejtorit të burgut të Burrelit.
(GSH/BalkanWeb)