Pjesetare te komunitetit cam marshojne ne kujtim te disa qindra qe humben jeten ne vitin 1944

Pjesetare te komunitetit cam organizojne sot nje marshim ne kujtim te disa qindra pjesetareve te ketij komuniteti qe humben jeten ne vitin 1944 gjate shpernguljes nga shtepite e tyre qe sot ndodhen ne territorin e Greqise.
Marrshimi organizohet nga Partia Bashkimi per Drejtesi Unitet dhe Integrim dhe fillon ne varrezat e fshatit Kllogjer ne rrethin e Sarandes dhe perfundon ne Piken e Qafebotes ne kufi me Greqine. Zyra e Partise per Drejtesi dhe Integrim njoftoi sot se perfaqesuesi i nje komune nga kjo Parti dhe disa gazetare nuk u lejuan te hynin ne Greqi nga kjo pike kufitare.
Autoritet greke sipas burimeve te kesaj partie kane deklaruar se bllokimi i hyrjes u eshte bere per cenim te rendit ne Greqi. Shqiperia dhe Greqia kane qendrime te ndryshme ndaj ceshtjes came. Greqia thote se nuk e njeh kete problem dhe ka refuzuar bisedimet. Te dy vendet kane firmosur nderkaq nje protokoll te miqesise qe angazhohet per zgjidhjen e pretendimeve pasurore.