Zannier Zgjedhjet pa konflikte etnike

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier ka deklaruar se pret qe pas zgjedhjeve Kosova te hyje ne nje faze te re stabiliteti.
Gjate nje fjalimi te mbajtur para senatit italian Zannier ka nenvizuar se stabiliteti eshte i nevojshem per bisedimet qe shteti i ri do te zhvilloje me Serbine.
Stabiliteti eshte i nevojshem per hapat e metejshem ne dialogun me Beogradin i cili nuk e njeh pavaresine dhe e konsideron Kosoven pjese te territorit te vet ka pohuar Zannier.
Shefi i misionit te OKB-se ka shprehur gjithashtu bindjen e tij se procesi i 12 dhjetorit nuk do te shoqerohet me incidente etnike ne veri te Kosoves.
Jam i bindur se zgjedhjet e 12 dhjetorit do te kalojne pa tensione mes dy komuniteteve ka shtuar Zannier.