E Diel, 1 Nëntor 2026

Zapatero: "Nuk do të kandidojë në zgjedhjet e radhës"

Kryeministri spanjoll Hose Luis Zapatero ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e rradhës në mars të 2012.
"Eshtë një vendim përfundimtar, nuk do të ketë një rikandidim në zgjedhjet e përgjithshme" ka deklaruar Zapatero. Zapatero i cilësoi këto 8 vite në pushtet si një vlerë për veten dhe familjen e tij.
"Kjo ishte bindja ime në 7 vitet që kam kaluar. Nga ajo kohe, mënyra ime e të menduar vetëm sa është përforcuar" ka deklaruar kreu socialist spanjoll.
Ai ka pohuar se do të qëndrojë në krye të qeverisjes për kohën e mbetur të mandatit. " Do të qëndroj deri në ditën e fundit të legjislaturës. Dhe do të nisin proceduarat për të nominuar kandidatin e ri socialist, në rastin e fitimit të zgjedhjeve të ardhshme" ka njoftuar Zapatero.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›