Zapatero kriza e tij dhe ajo e Spanjes
Dhjete vite me pare konsiderohej si femija magjik i politikes spanjolle si njeriu qe do ta conte vendin drejt nje te ardhmeje me te mire. Por kriza ekonomike dhe politike ne te cilen eshte zhytur Spanja bene qe popullariteti i tij te bjere ne nje nivel te mjerueshem
Te clirohemi nga Zapatero Kjo ka qene nje hipoteze qe nje vit me pare askush nuk ka guxuar ta diskutonte madje as ta conte neper mend. Por se fundi eshte bere shume reale ne Madrid madje aq reale sa per te shnderruar mbledhjen e Partise Socialiste ne Madrid ne nje referendum te vertete per liderin spanjoll.
Formalisht ne kete takim duhej caktuar edhe kandidati i ardhshem i partise ne zgjedhjet e ardhshme lokale te majit te ardhshem. Dy sfidantet njera Trini Jimenez ishte propozuar nga Kryeministri ndersa kandidati tjeter 40-vjecari Tomas Gomez kishte mbeshtetjen e asaj pjese gjithnje e me te madhe ne numer qe jane kunder Kryeministrit aktual dhe madje qe kembengulin ne largimin e tij nga drejtimi i partise ne zgjedhjet e parashikuara pas 18 muajsh. Dhe kunder cdo parashikimi paraprak fitoi Gomez dhe ne kete menyre historia perseritet si dhjete vite te shkuara kur ishte vete Zapatero ai qe fitoi.
Ne ate kohe ishte pikerisht Zapatero djali i mrekullive qe do te shpetonte Partine Socialiste dhe do ta sillte ate serish ne pushtet ishte i riu i shpreses qe arriti te bente per vete masen e madhe te njerezve. Por tashme dhjete vjet me pas kete rol duket se e ka marre i riu Gomez dhe me siguri Zapatero duke kujtuar veten e tij 10 vite te shkuara duhet qe ta kete kuptuar situaten e nje partie tashme te depresionuar.
Sipas nje sondazhi te publikuar dje nga e perditshmja El Pais ne krye te pak muajve zgjedhesit e Partise Socialiste qe nuk kane besim te Zapatero kane kapur shifren 69 dhe spanjollet qe nuk jane dakord me menyren e funksionimit te qeverise se tij kane kapur shifren 75. Kurre me pare nje Kryeminister i Spanjes demokratike nuk ka qene ne nje pozicion te tille te disfavorshem gjate kohes se tij ne pushtet. Mbeshtetesit e zjarrte te Zapateros mendojne se me e keqja ka kaluar tashme dhe se kohe me te mira jane perpara. Ndaj jane te qete dhe te kujdesshem ne hapat qe hedhin edhe pse i kane te gjitha rezultatet kunder. Nje nga gjerat qe i jep me shume siguri eshte fakti se e djathta spanjolle eshte bere copash dhe ajo nuk do te arrije kurrsesi qe te rimarre veten dhe te shnderrohet ne nje kundershtare te denje te se majtes. Nderkohe ata mendojne se socialistet spanjolle nuk po kalojne nje periudhe qe eshte e shkeputur nga veshtiresia ne te cilen ndodhen edhe parti te tjera socialiste ne te gjithe Europen te perfshira nga mungesa e ideve te qarta. Sipas analisteve te ndryshem Zapatero nuk mund te mos paguante per masat shume te rrepta dhe aspak popullore te shkurtimeve buxhetore qe ka ndermarre muajt e fundit per te zgjidhur ceshtjen e deficitit te madh buxhetor me te cilin po perballet vendi. Ne fakt eshte nje situate me te cilen po perballen shume qeveri ne Europe dhe nuk mund te thuhet se edhe ato po kalojne nje periudhe te mire. Por ne rastin e Spanjes e cila u perfol shume ne fillim te ketij viti per nje fat tragjik si ai i Greqise reduktimet kane qene vertet te medha dhe kane prekur te gjitha shtresat. Nder te tjera behet fjale per nje reduktim me 5 te pagave te funksionareve shteterore ngrirje te pensioneve shtim te takses se vleres se shtuar e te tjera masa aspak popullore dhe me pasoja te renda per xhepat e popullsise. Ajo cka duket se e ka mbushur kupen per Zapateron eshte edhe referimi qe ai u ka bere disa bankiereve te Wall Street per sa u perket marrjes se masave te siperpermendura. Madje shume shpesh ne blogjet socialiste eshte folur per nje darke te fundit te Zapateros me disa bankiere te Wall Street nder te cilet edhe ish-sekretari amerikan i Thesarit Paulson qe konsiderohet si nje prove e oportunizmit te tij tradhtimit te parimeve te nje partie qe mire apo keq deri ne kete moment e njeh veten dhe quhet Partia Socialiste.
Sipas ketyre analisteve qeveria nuk ka arritur te shpjegoje veprimet e saj dhe kjo ka shkaktuar shkeputjen e saj nga masat. Por mbi te gjitha gabimi i madh i Zapateros ka qene e fshehta e vazhdueshme dhe deri ne momentin e fundit e krizes se rende ekonomike ne te cilen eshte zhytur vendi. Dhe kete ai e ka bere ne menyre te vazhdueshme deri ne momentin kur faktet nisen qe te ulerinin vete dhe dielli nuk mund te fshihej me shoshe. Por nese problemi do te kishte qene vetem ky atehere Kryeministri ndoshta do tia kishte dale mbane qe te kalonte situaten e veshtire. Megjithate ai ne artin e komunikimit masiv vazhdon qe te mbetet nje mjeshter i vertete. Keshtu ai diti qe te manovronte situaten ne nje menyre mjeshterore ne rastin e greves masive te pak diteve me pare. Por jo gjithmone xhonglerizmat funksionojne ne politike.
Nje taktike e caktuar mund te funksionoje per nje periudhe kohe por nese bie ne kundershtim me realitetin nuk ka shanse qe te zgjase shume. Dhe ajo cka eshte me e rendesishme eshte se me kalimin e kohes taktika qe synojne vetem per te kaluar situata te caktuara lene nje shije te keqe te njerezit nje shije falsiteti dhe hipokrizie qe minon thellesisht dhe perfundimisht kredibilitetin e nje lideri. Dhe sipas kritikeve te Zapateros ai ka arritur ne nje pike te tille ne kufirin e kredibilitetit dhe besueshmerise se popullit dhe elektoratit. Nevoja per te perballuar krizen financiare dhe mbi te gjitha krizen e deficitit buxhetor e kane bere Zapateron partizan te politikave te se djathtes. Behet fjale per reforma te cilat tani vecse i peshojne dhe i rendojne xhepit te qytetarit dhe taksapaguesit te thjeshte dhe qe sipas parashikimeve do te fillojne te japin rezultat vetem pas minimumi 2 vitesh. Pra deri ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2012 elektorati do te jete vetem me probleme pas problemesh. Vec kesaj ambicia e Zapateros per te qene sa me pare pjese e grupit te G20-s ka bere qe ai te beje aleate edhe ata me te cilet nuk do te kishte bere aleance kurrsesi. Nje prej tyre eshte edhe Sarkozi i Frances. Ne kembim te mbeshtetjes se tij per te bere pjese ne kete klub ekskluziv ai eshte i detyruar qe te mos e ngreje zerin ndaj cdo lloj politike te Sarkozise perfshi edhe ate kunder romeve qe eshte nje politike e denueshme nga te gjitha vendet e BE-se. Ajo cka Zapatero synon aktualisht nuk eshte e majta e ekstreme qe ndihet e zhgenjyer dhe e braktisur ne idealet e saj por qendra. Nderkohe qe e majta ekstreme i ka humbur Kryeministrit rreth 2 milione zgjedhes ky i fundit synon qe te fitoje te majten e qendres. Dhe per kete beteja me e madhe eshte ne kryeqytet. Qe prej 15 vitesh rajoni i Madridit menaxhohet nga konservatoret e Partise Popullore dhe behet fjale per nje politike te djathte shume agresive qe ka irrituar vazhdimisht elektoratin e majte. Me afrimin e zgjedhjeve lokale majin e ardhshem Partia Socialiste duhet qe te zgjidhte per Madridin nje kandidat te afte per te mundur kandidatin e djathte. Sondazhet e se majtes kishin nxjerre fituese ne garen e se majtes njeriun e afert te Zapateros nje 40-vjecare te afte qe eshte misherimi perfekt i shtreses se mesme. Por nderkohe baza preferoi nje tjeter kandidat. Cka tregon se ne radhet e socialisteve ndryshimi ka filluar. I riu Gomez eshte bere e qarte tashme se eshte perfaqesuesi i nje fryme gjithnje e me te konsoliduar te kundershtareve te Zapateros. E vetmja gje qe del qartazi ne pah ne kete rrethane dhe kontekst eshte fryma e konkurrences qe vazhdon te jete e ndezur dhe e larte ne gjirin e Partise Socialiste spanjolle. Por nderkohe gjithcka kufizohet ne nje lufte per pushtet mes fraksioneve te ndryshme dhe jo ne nje perplasje te shendetshme idesh qe prodhojne cilesi dhe ecje perpara. Dhe ky nuk eshte vetem problemi i madh i Partise Socialiste spanjolle por problemi i madh i shume partive te majta dhe te djathta ne Europe qe jane perfshire nga mungesa totale e ideve dhe lufta e brendshme per pushtet ne emer te pushtetit.