SHTJA BEQJA MORALI I OPOZITS DHE ANTIKORRUPSIONI
I ndodhur nen goditjen e nje vargu skandalesh Kryeministri Berisha po aktivizon gjithe propaganden e tij per te krijuar ne opinionin publik nje perceptim te asaj qe mund te quhet detante e korrupsioneve. Thene me troc kerkon te krijoje ne publik pershtypjen e rreme se opozita eshte po aq e korruptuar sa edhe pushteti. Gje qe politikisht po tenton te percjelle mesazhin se shpetimi i Shqiperise nga kalbezimi i korrupsionit nuk ka te beje fare me nderrimin e pushtetit. Si perhere ne keta 20 vjet konstante e Berishes mbetet perjetesimi i pushtetit te tij personal. Ne funksion te ketij qellimi ai ka aktivizuar nje zinxhir deputetesh te shumices qe te bombardojne veshet dhe arsyen e publikut me nje vjershe mbi 20 perqindeshat e Edi Rames akuza qe nuk kane arritur ti provojne kurre me dokumente. Ne te kunderten opozita ka akuzuar korrupsionin qeveritar si rralle me pare duke publikuar dokumente mbi korruptimin apo konfliktin e interesit per jo pak ministra. Duke e ndier kete deficit berishistet duket se kane marre direktiven te thellohen ne letrat e deputeteve socialiste. Dhe me ne fund kane arritur te zbulojne nje konflikt interesi ne veprimtarine e nje biznesi te drejtuar nga deputeti socialist Ilir Beqja. Mazhoranca kerkoi doreheqjen e deputetit. Opozita u vu ne mbrojtje te tij. Por cili duhet te kishte qene qendrimi i duhur i opozites
Eumlshte krejt e qarte se denoncimet e deputeteve te shumices nuk synojne luften kunder korrupsionit por shantazhimin e opozites per ta detyruar te heqe dore nga strategjia e saj antikorrupsion. Dhe nuk eshte e para here qe pushtete te korruptuara kerkojne te mbrohen duke qemtuar te kundershtaret e tyre delikte mekate apo shkelje te ligjit. Te zbuloje pikat e dobeta te kujtdo qe e rrezikon dhe ta shantazhoje qe te mbylle gojen kjo eshte taktike edhe e mafies. Berisha si politikan nuk ka hequr dore kurre nga nje taktike e tille. Dobesite njerezore veset lakmite apo korrupsionet jane burimi i forces se pushtetit te tij te themeluar edhe mbi shantazhin. Ne funksion te kesaj taktike nuk eshte lejuar as edhe hapja e dosjeve te spiuneve te Sigurimit. Sepse nje krim delikt apo faj i bere edhe dekada me pare ne rrethana krejt fatale eshte nje kapital per kete pushtet qe fal cdo krim per hir te pushtetit. Te gjithe deputete politikane gazetare te majte apo te djathte jane nen lupen e nje mekanizmi qe nuk lodhet se mbledhuri nektarin e korrupsionit apo mekateve njerezore. Nje nektar qe nuk perdoret per te prodhuar mjaltin e drejtesise por hojet e shantazhit ku nje dite do kycen kundershtaret. Eumlshte nje informacion qe nuk vihet kurre ne dispozicion te organeve te drejtesise por perdoret vetem ne momentin e duhur pra kur i vlen pushtetit. Nje moment i tille ishte edhe ai i para pak diteve kur Berisha i tha nje deputeti te opozites ne seance parlamentare dhe publikisht para mediave te mbyllte goje sepse ai Berisha e dinte qe deputeti ne fjale i kish dhene ryshfet nje mikut te Berishes. Vetem kaq eshte e mjafte per te kuptuar sesa e thelle eshte kalbja. Kryeministri e mban sekret korrupsionin dhe nuk denoncon raste per te cilat eshte ne dijeni pervecse ne momente kur duhet te shantazhoje deputete te opozites qe akuzojne qeverine e tij per korrupsion Dhe nuk ka frike ta pohoje nje gje te tille edhe ne tempullin e demokracise dhe te ligjit. Korrupsioni mbrohet me korrupsion. Ky eshte as me shume dhe as me pak por triumfi i republikes se shantazhit
Pikerisht nga kjo oficine berishiste e shantazhit eshte motivuar edhe denoncimi i bere deputetit Ilir Beqja. Sepse sikur Berisha te mos i kishte punet kaq pisk me korrupsionin veshtire se ndonje deputet i shumices do kujtohej per nje tender te vogel te nje kompanie softueresh. E megjithate ndryshe nga akuzat ne ere per 20 perqindesha qe si ka pare askush rasti ne fjale duket me i faktuar. Ndaj na duket gabim nga ana e opozites dhe lidershipit te saj marrja ne mbrojtje e rastit Beqja. Sepse nuk eshte fjala per solidaritet shokesh por per qendrimin ndaj ligjit ndaj Kushtetutes e mbi te gjitha per nje moral te opozites thelbesisht te ndryshem nga imoraliteti i nje pushteti dhe nje Kryeministri qe kembengul te emeroje dhe mbaje ne detyre ministra te akuzuar per krim dhe korrupsion deri ne Strasburg ministra te akuzuar per lidhje te aferta biznesi me mafien e kazinove dhe pastrimit te parave. Eumlshte morali ai qe duhet ta dalloje opoziten edhe nga nje Kryeminister qe mban per zevendeskryeminister nje politikan si Ilir Meta i cili sapo eshte akuzuar nga nje ish-minister i tij per fshehje dhe larje pasurish nen emra personash te tjere. Dhe nje moral i tille duhet te beje qe opozita te reagoje krejt ndryshe kur ne radhet e saj denoncohet mos valle duhet te pranojme se ne opozite kane mbetur vetem engjej qofte edhe nje rast konflikti interesi si ai i deputetit Beqja. Krejt ndryshe nga arroganca qeveritare skrupujt morale duhet ta detyronin deputetin Beqaj te dorehiqej. Se cdo te thote me vone gjykata eshte tjeter pune. Por ne politike merr perparesi morali. Kur akuzohesh nga kundershtaret jo ne tym por me disa fakte qe lypin interpretimin e gjykates duhet te largohesh. Jo vetem sepse vete qendrimi ne nje post te rendesishem perben pengese per drejtesine por edhe sepse nje akuze e pasqaruar eshte nje pengese edhe per besimin publik. Dhe kjo qe eshte e vertete per deputetin Beqaj eshte edhe me urdherore per ministra si Basha Ruli Bregu Olldashi Mediu mbi te cilet rendojne akuza shume me te renda. Te pakten ky eshte modeli edhe i zyrtarit te pergjegjshem ne Perendim. Ndaj eshte e gabuar politikisht te besh avokatine e Beqajt duke perdorur sot argumentet te te cilat Jozefina Topalli bazoi bllokimin per disa muaj rresht te rroges qe i takonte deputetit Beqaj. Sepse nese ato argumente te Topallit mund te perdoren sot per te mbrojtur nje te drejte do te thote se kane qene te drejta edhe atehere kur opozita i shpallte se calonin. Do te thote pra se Xhozi e kishte drejt kur ua mbajti rrogen deputeteve socialiste qe po bojkotonin Kuvendin ne emer te lirise se votes sepse vertet ata nuk paskan pasur mandat. Por nuk ka qene aspak keshtu. Jane ende te fresketa ne kujtese argumentet e opozites ne kritike te arrogances se Topallit. Atehere opozita shpjegonte se vertet deputetet nuk e kishin bere betimin por ama mandati i deputetit fillon qekur shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ. Dhe ne fakt ashtu eshte. Nuk eshte betimi por vota e elektoratit qe te ben deputet dhe te con te betimi. Dhe me ne fund nese te zgjedhurit socialiste nuk do te ishin ende deputete menjehere pas 28 qershorit sikunder kembengulte Topalli atehere nga buronte aftesia e tyre per te bojkotuar Parlamentin Parlamenti nuk bojkotohet dot nga qytetaret e zakonshem por vetem nga ata qe gezojne te drejten e nje posti ne aulen e tij ata qe jane deputete. Prandaj edhe Ilir Beqja me tu shpallur fitues nga KQZ duhet tu kishte dhene fund te gjitha perfitimeve me fonde publike nga ana e biznesit te tij. Fakti qe e ka bere ate vetem pas betimit e nxjerr ne konflikt interesi per disa muaj. Gjithsesi tashme kjo eshte nje ceshtje qe i perket Gjykates Kushtetuese. Beqja mund te rezultoje edhe pa faj. Por opozita duhet te deshmonte se ndryshe nga pushteti ajo urdherohet ne vendimet e saj edhe nga morali. Duke larguar deputetin Beqja ajo do ti tregonte publikut dallimin thelbesor me nje qeveri qe kembengul me arrogance despotike dhe mosperfillje ekstreme per moralin te mbaje ne gjirin e vet ministra te akuzuar ne menyre te dokumentuar per korrupsion dhe konflikte interesi. Vetem nje opozite e tille do te jepte shprese se korrupsioni blu i Sali Berishes qe zuri vendin e korrupsionit roze te Fatos Nanos nuk do te zevendesohet neser nga nje tjeter korrupsion. Vetem keshtu opozita do te mund te kontribuoje sado pak ne ringjalljen e atij qe ka vdekur ne Shqiperi bashke me ligjin dhe drejtesine ne ringjalljen e moralit. Vetem keshtu opozita do te prishte edhe planet e Berishes per nje detante korrupsioni ku te gjithe jane te zhyer dhe askush nuk eshte i korruptuar duke i deshmuar publikut se ajo eshte me te vertete krejt ndryshe.