E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaptimi i hapësirave publike, bashkia: Do të gjobiten të gjitha subjektet

policia-bashkiakeTiranë- Policia Bashkiake e Tiranës ka ndërmarrë sot një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike, ndërsa është përqëndruar pranë zonës së stadiumit Dinamo.

Hapësiart publike në këtë zonë janë zënë nga automjetet e nxjerra në shitje, ndërsa inspektori Admir Musaj, ka paralajmëruar se do të ketë gjobë ndaj të gjitha subjekteve që shkelin ligjin.

Në kuadrin e një plani masash të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, jemi sot këtu pranë stadiumit Dinamo, për të liruar këto hapësira publike të zëna nga këto makina që kanë krijuar një treg të paligjshëm. Ky aksion do vijojë gjatë gjithë kohës, deri në eliminimin e plotë të këtyre mjeteve. Jo vetëm këtu, por në çdo rrugë të Tiranës po evidentohen makina me tabelë shitje që zaptojnë hapësirat publike, parkingje që janë të nevojshëm për qytetarë të tjerë. Siç e patë edhe ju, ky vend para 10 minutash ishte i mbushur plot me makina, aktualisht nuk ka asnjë makinë, do jetë nën mbikëqyrjen tonë gjatë gjithë kohës, sot e në vazhdim, jo vetëm kjo por çdo pjesë e këtyre (le të themi) tregjeve të paligjshme apo parkimeve të zëna në çdo rrugë të Tiranës, deklaroi Musaj.

Më tej ai tha se Policia Bashkiake do të vijojë çdo ditë punën, për lirimin e të gjithë hapësirave publike të kryeqytetit, hapësira të cilat u përkasin qytetarëve të Tiranës dhe jo individëve apo subjekteve të veçanta. Musaji u shpreh se subjektet të cilët shkelin ligjin dhe zaptojnë hapësirat publike do të përballen me sanksione, nga gjoba deri në konfiskim të automjeteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›