Starton sonte Festa e Birrës, Korça mirëpret edicionin e shtatë
Korçë- Edhe pak orë kanë mbetur nga starti që do të marrë sonte e do të vijojë për pesë netë me rradhë Festa e Birrës që organizohet në qytetin e serenatave, Korçën.
Përgatitjeve të festës po u jepet dora e fundit nga organizatorët të cilët kanë menduar për çdo detaj.
Në një festë e cila këtë vit shënon edicionin e saj të shtatë dhe është bërë tashmë traditë e përvitshme, bashkon jo vetëm shqiptarët por është një ftesë e hapur për të gjithë që pëlqejnë të tilla aktivitete.
Stendat ku do të ofrohet birra janë ngritur po kështu edhe sheshi ku do të mund të bëjnë kamping ata të cilët nuk kanë mundur të gjejnë vend në hotelet e qytetit është gati.
Kjo festë ofron birrën më të mirë në vend, më të mirët e muzikës dhe më të mirat e gatimeve tradicionale.
Pritet që starti të jetë rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme. Festës së Birrës pritet ti bashkohen edhe përfaqësitë diplomatike të cilat nuk kanë munguar vitet e kaluara.