E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate: Totti ka marre fund prej kohesh

Sulmuesi i talentuar i skuadres se Lazio-s, Mauro Zarate ka hyre plotesisht ne atmosferen e futbollit italian, pasi mesazhet “armiqesore” mdaj “armikut” te bardhekalterve, Francesco Totti, rrjedhin lirshem nga goja e argjentinasit.
“Flet shume por ka harruar se ka marre fund prej kohesh. Prej 10 ndeshjesh derbi nuk shenon asnje gol. Me duket e cuditshme qe me sulmon perhere. Une nuk i pergjigjem dhe bej ate qe duhet te bej, luaj dhe shenoj”, thekson sulmuesi argjentinas. Zarate nuk ka lene jashte vemendjes edhe gjendjen e veshtire qe po kalon skuadra e tij. “Eshte e cuditshme qe jemi kaq larg vendit te pare”, perfundon ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›