Zarate zëvendësim i Tevez te City?

Manchester City raportohet se është duke synuar të transferojë sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate.
Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Cityt e shohin Zaraten si një zëvendësim ideal për kapitenin i cili dëshiron të largohet, Carlos Tevez.
Zarate, i cili nuk shihet sy-më-sy me drejtuesit e Lazios, më herët ka përjetuar Premier Ligën duke luajtur si huazim te Birmingham City.
Argjentinas ka një stil loje të ngjashëm me Tevez dhe nuk e ka fshehur ambicien për t`u kthyer në Angli.