Ancelotti dëshiron të mbetet në Angli

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, raportohet se dëshiron të drejtojë ndonjë klub tjetër të Premier Ligës nëse ai shkarkohet në fund të sezonit.
People shkruan se Ancelotti mund të dëshirojë një detyrë jashtë top gjashtëshit të Premier Ligës, nëse gjen ndonjë sfidë që e kënaq atë.
Ancelotti ka shans të marrë nën drejtim Romën gjatë kësaj vere dhe është i hapur për një mundësi të rikthimit te klubi ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar.
Italiani mbetet i pasigurt nëse do të vazhdojë apo jo me Chelsean pas fundit të sezonit që sipas gjasave do të përfundojë pa trofe, por vazhdon të mbështetet fuqishëm nga lojtarët e tij.
Ancelotti, 51-vjeçar, iu ka thënë miqve se ai pëlqen jetën në Angli dhe ka vazhduar me kurse të gjuhës angleze, pavarësisht se tashmë e flet atë rrjedhshëm.