Grabitje me arme ne Durres e Fier e njejta skeme

Mengjesin e djeshem rreth ores 930 nje dege e Bankes Kombetare Greke NBG ka rene pre e grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur prane qendres se qytetit ku dy persona me kaska te bardha ne koke dhe arme brezi kane hyre ne filialin e bankes si kliente duke iu drejtuar sportelit. Me pas ata kane perdorur armet duke vene nen presion punonjesit e bankes si dhe klientet qe ndodheshin brenda.
Burime ne vendngjarje kane deklaruar se nje nga grabitesit mbante situaten nen kontroll me arme te drejtuar ndersa shoku i tij ka marre te gjithe sasine e parave qe ndodheshin ne arke.
Menjehere pas grabitjes autoret jane larguar pa arritur qe te identifikohen nga punonjesit e bankes nderkaq roja e jashtme nuk ka arritur qe te ndaloje grabitjen per shkak se nuk ka marre vesh cka ndodhur brenda. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia e cila ka marre gjurmet e gishterinjve dhe ka pyetur personelin per grabitesit.
Sipas deshmise se rojes ata nuk jane vene re prej tij pasi kane hyre si kliente normale. Punonjesit jane shprehur se ata jane ulur ne stol per te pritur radhen e afrimit ne sportel. Kur ka qene radha e tyre personat kane nxjerre armet qe i kishin poshte xhakoventave dhe nuk jane zbuluar pasi sistemi i kontrollit te hyrjes me metal dedektor nuk ka funksionuar.
Njeri prej tyre i eshte afruar sportelit dhe ka kerkuar parate ndersa tjetri ka mbajtur nen vemendje sallen e bankes qe askush te mos tentonte qe te lajmeronte ose te dilte jashte pa perfunduar grabitja. Pasi kane terhequr shumen e parave ata jane larguar pa rene ne sy.
Jane sekuestruar materialet filmike te kamerave regjistruese si dhe gjurmet e gishterinjve qe mund te kene lene ne vendngjarje autoret. Dyshohet se grabitesit nuk jane vendas bazuar kjo nga fakti qe ishin te pamaskuar dhe mund te njiheshin nga punonjesit.