Zbardhen emrat e anëtarëve të PS dhe Rithemelimit për ngritja e dy komisioneve hetimore

Pas gjetjes së dakordësisë ndërmjet mazhorancës dhe Rithemelimit për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare, palët duke se kanë rënë dakord dhe për emrat që do përfaqësojnë krahët politik.
Janë publikuar këtë të mërkurë anëtarët e opozitës dhe mazhorancës së dy komisioneve të ngritura, njëri që do të merret me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS dhe i dyti për çështjet e “Sterilizimit” dhe “Check Up”-it.
Emrat e anëtarëve të opozitës u bënë publikë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Komisioni hetimor për ndërhyrjet në TIMS:
Ervin Salianji – kryetar
Toni Gogu Nënkryetar.
Ramadan Lika
Lefter Gështenja
Lindita Metalija
Elda Hoti
Luan Baci
Asllan Dogjani
Zëvendësues-Bledion Nallbati, Isuf Çela
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi:
Albana Vokshi- kryetare
Plarent Ndreca Nënkryetar
Zheni Gjergji
Ina Zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Xhelal Mziu
Petrit Vasili
Zëvendësuese Ilda Dhori/ Emilia Koliqi.
Grupi parlamentar i PD ka miratuar edhe përbërjen grupit të punës në komisionin e ligjeve i cili përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë në tre të mazhorancës dhe tre të opozitës.
Emrat e propozuar të opozitës janë Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho, ndërsa vendi i tretë i është lënë kolegëve që ndajnë një mendim ndryshe brenda PD. Sipas informacioneve, anëtarë zëvendësues janë Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.
/rtsh.al/