E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Ne s’jemi nisur për karrige. Ata e nisën dhe po e përfundojnë si pazar !

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Durrësit, ku ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD.

Në fjalën e tij Basha tha se, ai dhe deputetët e tjerë pranë tij nuk kanë vepruar për të siguruar karriget e tyre.

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si Pazar” tha Basha.

Shikoni çfarë thonë sot, vazhdon Basha, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige.

“Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë. S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimia më e pisët e Ramiz Alisë, trashëgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget” tha ai.

Gjithashtu kreu i PD-së, Basha u shpreh se, “ mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›