E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhen emrat e parë të raundit të vdekjes Bajerni, Lioni, Vijareali, Mançesteri, Juventusi, Reali, Arsenali e Porto, të kualifikuarit e parë

Mbrëmja e së martës zbuloi edhe emrat e parë të raundit të parë me nokaut, ku pa dyshim ekipet e mëdha nuk mund të mungonin. Bajerni, Lioni, Vijareali, Mançesteri, Juve e Reali janë dhe të kualifikuarit e parë.

NDESHJET

Bajerni shpërtheu në “Allianz Arena” me një fitore madhështore 3-0 kundër rumunëve të Steaua Bukureshtit, me tre gola brenda harkut të pesëmbëdhjetë minutave: Kloze (67’), Toni (61’) e sërish Kloze (71).

Kampioni i Francës preu biletën për në 16 më të mirat, falë fitores 2-1 kundër Fiorentinës në Firence. Makoun (15’) e Benzema (27’) kaluan në
avantazh të dyfishtë francezët, përpara se Alberto Xhilardino të shkurtonte shifrat në minutën e 45-të. Arsenali fitoi 1-0 kundër Dinamos së Kievit, falë një goli të vonshëm të Brendtnerit në minutën e 87-të, teksa ukrainasit luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 89-të.

Portugezët e Portos u treguan të pamëshirshëm kundër Fenerbahçes në Stamboll. Lopez shënoi dy gola brenda 10 minutave, në të 18’ e 28’. Turqit shkurtuan diferencën me anë të Kazim Riçards në minutën e 63-të. Arsenali e Porto siguruan një vend në raundin me eliminim direkt.

Në grupin E, Sëlltiku humbi 2-1 barazoi në transfertë me danezët e Alborgut. Robson shënoi për skocezët në minutën e 53-të. Alborg barazoi me Kaka në minutën e 73-të, ndërkohë që Kolduell i Sëlltikut shënoi një autogol në favor të Alborgut në minutën e 87-të.

 Dy ekipet i dhanë lamtumirën e tani luftojnë për vendin e tretë në grup e për të marrë pjesë në Kupën UEFA. Vijareali e Mançesteri me ndarjen një pikë pa gola në “El Madrigal” siguruan automatikisht pjesëmarrjen midis 16 më të mirave. Vijareali luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 82-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kapdevilës.

Juve, në zero gradë, zero gola

Zero gradë, zero gola. Megjithatë në ngricën e Sën Petërsburgut, Juventusi bëri një provë të mirë kundër Zenitit (0-0), duke konfirmuar vendin e parë në Grupin H me 11 pikë. Një rast i humbur i Alesandro del Pieros, e nga një shtyllë e Melbergut (10’) e Jakuintës (21’). Gjithsesi, bardhezinjtë dolën të padëmtuar nga transferua ruse, duke arritur të mbajnë objektivin për të qëndruar të parët në grupin e tyre. Edhe Zeniti pati mundësinë për të shënuar, por skuadra ruse goditi shtyllën, teksa iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Reali i Madridit iu fal golit të legjendarit Raul, në fitoren e vështirë me bjellorusët e Bate Borisovit (1-0) në Minsk. Kapiteni i formacionit madrilen shënoi në minutën e 7-të, që për koincidencë përkon edhe me numrin e fanellës së tij. Juve e Reali janë praktikisht të kualifikuara

Liga e Kampioneve
Dita 5
E martë, 25 nëntor

E    Alborg-Sëlltik        2-1
E     Villarreal-Man.Un.    0-0
F    Bajern-Steaua        3-0
F     Fiorentina-Lion        1-2
G    Arsenal-Dinamo Kiev    1-0
G    Fenerbahçe-Porto        1-2
H    Zenit-Juventus         0-0
H    BATE-Real Madrid        0-1

E mërkurë, 26 nëntor

A     Bordo-Çelsi
A    Kluzh-Roma   
B    Inter-Panathinaikos
B    Anorthosis-Bremen
C    Shakhtar Donetsk    -Bazel
C    Sporting-Barcelona
D    Atletiko-PSV
D    Liverpul-Marsejë

* Ndeshjet fillojnë në orën 20:45

Gjendja në grupe
Grupi A   
Çelsi        4    7
Roma            4    6
Bordo        4    6
Kluzh        4    4

Grupi B
Inter        4    8
Anorthosis    4    5
Panathin.    4    4
V.Bremen        4    3

Grupi C

Barcelona    4    10
Sporting        4    9
Shahktar        4    3
Bazel        4    1

Grupi D
Atletiko        4    8
Liverpul        4    8
Marsejë        4    3
PSV            4    3

Grupi E
Man.Jun        5    9
Vijareal        5    9
Alborg        5    5
Sëlltik        5    2

Grupi F
Bajern        5    11
Lion         5    11
Fiorentina    5    3
Steaua        5    1

Grupi G
Arsenali        5    11
Porto        5    9
Din.Kiev        5    5
Fenerbah.    5    2

Grupi H
Juventus        5    11
Real Mad.    5    9
Zenit        5    5
BATE            5    2

E Marte, 25 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›