E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ka pasiguri, por rikthehet goleadori Memelli Riaftësimi i golashënuesit më të mirë të saj, Migen Memellit, (6 gola nga 13 të realizuar nga e gjithë skuadra), është një sinjal pozitiv për rekordmenët shqiptarë, për më tepër që sulmu

Vetëm shtatë pikë në 6 ndeshjet e fundit (Vllaznia e vendit të dytë këtë tregues e ka 11 pikë, po aq sa Bylisi e Teuta), natyrshëm që nuk janë pritur mirë nga drejtuesit më të lartë të kryesuesve të kampionatit, Tiranës. Edhe pse nuk mund të flitet për një krizë te 23-herë kampionët e Shqipërisë, një gjë është e dukshme: nervozizmi që po shfaq trajneri boshnjako-kroat Bllazhe Slishkoviç. Tirana vjen nga barazimi 1-1 me Vllazninë në Tiranë, por është shumë larg asaj që të gjithë shijuan në javët e para, kur dominimi i saj ishte në të gjitha planet.

SLISHKOVIÇ - I njohur për stilin e tij të veçantë në trajtimin e ashpër të seancave stërvitore (ia vlen të kujtojmë se para disa sezonesh më këtë lloj mënyre dështoi edhe profesori hungarez Temeshvari), Bllazh Slishkoviç është duke krijuar në mënyrë të padëshirueshme një krizë e pasiguri në kampin bardheblu, vetëm 48 orë përpara përballjes me Teutën, një ekipi që po shfaqet shumë dinamik në javët e fundit.

STAROVA - Skuadra durrsake, që nuk ka asnjë ngashmëri me atë të javës së dytë të kampionatit, kur të dy ekipet u përballën në “Tofik Jashari”, gati tre muaj më parë, falë aftësive taktike e menaxheriale të trajnerit Sulejman Starova, një ish-teknik dhe njohës i mirë i ambientit bardheblu – me Tiranën ka dalë edhe kampion si trajner (2004-2005) – mund të shkaktojë një tjetër situatë të pakëndshme te klubi më i pasur në Shqipëri.

MEMELLI - Riaftësimi i golashënuesit më të mirë të saj, Migen Memellit (6 gola nga 13 të realizuar nga e gjithë skuadra), është një sinjal pozitiv për rekordmenët shqiptarë, për më tepër që sulmuesi korçar ishte dhe autori i golit të vetëm në fitoren e ngushtë 1-0 të 30 gushtit. Gjithsesi, kundër durrsakëve të vendit të gjashtë, pritet të mungojnë kapiteni Devi Muka (ende në dyshim) dhe mbrojtësi shqiptaro-kroat Lekë Kçira.

E Merkure, 26 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›