E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Shqipëria, përkeqësohet moti

Nga veriu më largët e deri në skajin më jugor, janë zbardhur pjesa më e madhe e rrugëve.

Një tjetër problem shqetësues janë edhe ngricat, teksa reshjet vazhdojnë të bien. Meteorologët bëjnë me dije se temperaturat do të ulen edhe më, veçanërisht gjatë ditës së sotme. Kështu, nga reshjet e borës është bllokuar rruga Shkodër-Vermosh dhe Shkodër-Dukagjin, siç ndodh zakonisht gjatë dimrit në këto zona të larta malore. Vështirësi kalimi ka në akset Qafë Mali-Fierzë, Qafë Mali-Kukës.

Ndërkohë, e pakalueshme është edhe rruga Peshkopi-Librazhd. Komunat si Lura, Kalaja e Dodës, Ostreni, Trebishta, etj, kanë vështirësi qarkullimi. Edhe në jug të vendit, situata është e njëjtë. Qyteti i Gjirokastrës është mbuluar nga bora, e cila ka arritur deri në 10 centimetra. Kjo ka bërë që të bllokohet Qafa e Muzikës, ku kalojnë automjetet nga Gjirokastra për në Sarandë. Për shkak të motit të keq, që prej mbrëmjes së djeshme zona e Dropullit vuan mungesë ne energjisë.

Në Gjirokastër janë bllokuar komunat Pogan, Zagori, Picar,Lunxheri. Në qytetin e Korçës, trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm, ndërsa komunat Dardha, Vithkuqi, etj, janë të bllokuar. Gjithashtu, i bllokuar është edhe aksi Korçë-Pogradec, në zonën e Grabovicës. Me zinxhir, kalimi bëhet në aksin e Qafë Thanës, Qafë Plloç, Qafë Qaretit, aksi Korçë-Kapshticë.

Edhe në Përmet ka probleme nga reshjet e dëborës, ku vështirësi regjistrohet në Frashër, Dishnicë, etj. Reshje të shumta bore po bien edhe në Llogara. /Start/

                                                                                             2011-12-22 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›