E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet i dënuari me 16 vite burg në Itali

 Në pranga përfundoi Enrik Nexhipi. 35-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Ndaj tij, ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ky shtetas është dënuar në dhjetor të vitit të shkuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, pasi në 29 qershor të vitit 2003, në një lokal në Porto San Giogio në Ankona ka tentuar të vrasë bashkëqytetarin e tij E. K. Për këtë shtetas janë duke u kryer procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë./Start/

                                                                                             2011-12-22 09:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›