E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbardhet dëshmia e Belerit në GJKKO: Jam zgjedhur për të drejtuar Bashkinë, po mbahem në qeli për interesa të Ramës

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri vijon betejën me drejtësinë, duke këmbëngulur se ai po mbahet i burgosur nga ndikimi i  politikës.

Në ambientet e GJKKO, përfundoi seanca për Belerin, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim.

Por ndërsa pritet të merret vendimi, është zbardhur deklarata e plotë e Belerit brenda Gjykatës së Posaçme, i cili është shprehur se është mandatuar për të drejtuar Bashkinë e Himarës dhe jo të qëndrojë në qeli.

“Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzdhjes si kandidat por edhe i koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.

Më tej, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka thënë se ka pritur një reagim nga KLGJ, teksa kërkon që gjyqtarët të japin vendimin e duhur, dhe të tregojnë integritet, ndonëse me vonesë./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›