E Martë, 3 Nëntor 2026

Burimi: Guri i provës i SPAK, dosja McGonigal. Pse nuk vepron?

Analisti Genc Burimi ka deklaruar se Struktura e Posaçme Antikorrupsion është nën urdhrat politike, ndërsa solli në vëmendje dosjen e McGonigal, për të cilën drejtësia sipas tij, nuk po vepron.

Burimi shpjegoi edhe lidhjet e Hunter Biden-it, djalit të presidentit amerikan me dosjen e McGonigal dhe sipas tij, amerikanët nuk janë të interesuar që kjo aferë të hetohet.

Për këtë arsye, ai theksoi se nuk beson te drejtësia e re që është ngritur do të hetojë dosje të nxehta si ajo e McGonigal.

“Ky SPAK sot është nën urdhrat, qoftë nga ana amerikane, sepse dosja McGonigal është një dosje që implikon edhe të birin e presidentit aktual amerikan.

Pra, Hunter Biden që dyshohet se ka pasur lidhje me McGonigal të një afere me një kinez që do të arrestohej dhe që u arrestua në Nju-Jork. Po ashtu Hunter Biden del i lidhur me një ish-partner të Ramës, pra me Dorian Duçkën.

Amerikanët nuk janë të interesuar që në Shqipëri të hetohet dosja McGonigal. Për mua kjo nuk është drejtësia qelibare sipas konceptit që kam unë. Drejtësia nuk pret urdhra nga asnjë njeri”, u shpreh Burimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›