E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbardhet dokumenti, 16 pasuritë që SPAK i sekuestroi dhëndrit të Berishës

Ndërkohë që dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi doli përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë mbi të, Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara përmes skemave korruptive.

Mësohet se bëhet fjalë për 16 pasuri të ndryshme në emër të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Në mesin e pasurive janë prona të paluajtshme, apartamente mbi 300 m2, dublekse, trualle, aksione në disa shoqëri etj. Pjesa më e madhe e pronave janë në Tiranë në disa zona të lakmueshme të kryeqytetit, por edhe në Gjirin e Lalzit.

Siç duket edhe nga pamjet, efektivët kanë zbarkuar pikërisht në këtë vilë luksoze të ndërtuar në vijnë bregdetare për të zbatuar sekuestrimin e saj.

Sipas vendimit, është SPAK dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Paluajtëshmë që kanë kryer veprimet për sekuestrimin e tyre. Ishin agjentët e organit të akuzës dhe të policisë që zbarkuan në këto prona për të bere sekuestrimin.

Dokumenti:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›