Zbardhja/ Zonja e pare e Kavajes pranon se historia ishte e stisur prej saj
Zbardhet historia e kallëzimit të së mërkurës, ku Griselda Roshi, bashkëshortja e kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pretendonte se ishte rrëmbyer, dhunuar, detyruar me forcë të abortonte fëmijën në muajin e nëntë të shtatëzanisë, dhe për zhdukjen e foshnjës së saj.
Pas veprimeve intensive hetimore, ekspertizës mjekoligjore të kryer fillimisht në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe në institutin e mjekësisë Ligjore, 28-vjeçarja pranon se krejt historia ishte e stisur prej saj.
Ora shënonte 14:30 kur në zyrën e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Griselda pranoi se nuk ka qenë shtatëzanë dhe se e gjithë kjo histori ishte një mashtrim i realizuar prej vetë asaj.
Fillimisht, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda që deklaroi se nga hetimet paraprake hetimore nuk ka asnjë provë që të provojë pretendimet rrëqethëse të Griseldës, duke rrëzuar pistën e rrëmbimit, abortit, apo zhdukjen e foshnjës.
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, dha më pas detajet që provonin mashtrimin e Griseldës.
Një psikologe e shoqëron hap pas hapi atë, por ajo që kaq shtangur hetuesit është mënyra sesi prej 9 muajsh Griselda është shtirur sikur ka qenë shtatëzanë.
Hetimi nuk mund të quhet ende i mbyllur për vetë faktin se hetuesit janë duke punuar për të zbuluar nëse Griselda ka patur bashkëpunëtorë të tjerë, nëse po cilët janë dhe cilat ishin qëllimet e stisjes së një historie të tillë.
E cila ngriti në këmbë Policinë e Shtetit si dhe rrëqethi qytetarët pas versioneve të para të hedhura nga disa media.