Ambasadori D’Elia: 8 maji PS-PD të arrijnë marrëveshje
TIRANE- Ambasadori italian në Shqipëri, Saba D‘Elia jep mesazhin e parë drejtuar forcave politike për zgjedhjet lokale të 8 majit. Për të arritur në një rezultat të pranueshëm nga të gjitha palët, ambasadori italian kërkoi nga subjektet politike të arrijnë në një marrëveshje.
“Në rrafshin politik, Italia është një ndër mbështetësit kryesorë të Shqipërisë. Pas zgjedhjeve lokale, kërkoj nga forcat politike të arrijnë në një marrëveshje që rezultati i zgjedhjeve të jetë i pranueshëm. Uroj që forcat politike, pozita dhe opozita, të bashkëpunojnë në mënyrë që të jenë të pranishme edhe në parlament për të miratuar projektligjet që ndihmojnë në reformat e kërkuara nga strukturat europiane”, -tha ambasadori italian.
Deklarata e ambasadorit italian u bë në ceremoninë e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, në të cilën u ritheksuan edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra dhe deputetë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori italian theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve janë në shumë drejtime, ndërsa numri i studentëve dhe qytetarëve që shkojnë për të punuar është rritur.
(s.g/balkanWeb)