E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhja e vendimit të kërkes-padisë së PS, Kolegjit i skadon sot afati

TIRANË- Skadon sot afati për zbardhjen e vendimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor, i cili pas kërkesë padisë së socialistëve vendosi numërimin e votave të hedhura gabim në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë. Vendimi u mor në 13 qershor dhe afati i fundit skadon sot në mesnatë.

Në vendimin e marrë Kolegji urdhëroi KQZ që të hapeshin mbi 300 kuti të disa KZAZ-ve në Tiranë për të numëruar fletë të konstuara në to.

Kolegji u shpreh se pasi të numerohen këto fletë të kontestuara, rezultati për to ti shtohet shumatores aktuale që ka KQZ dhe më pas të realizohet tabela përmbledhëse për Tiranën. Ndërkohë Kolegji rrëzoi kërkesën e PS për 117 kuti votimi që numëroi KQZ për fletë të kontestuara me argumentimin për mos akordim shifrash.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›