E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, faktor stabiliteti dhe paqeje për Maqedoninë”

Kryeministri Berisha, Zëvendëskryeministri Meta dhe Kryeparlamentarja Topalli takime me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje në mesditë një takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Miloshovski. Berisha vlerësoi vizitën e ministrit Miloshovski si një ngjarje e rëndësishme e cila rikonfirmon marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe qeverive dhe vullnetin  për të forcuar dhe zgjeruar edhe më tej  bashkëpunimin e gjithanshëm.Ministri i Jashtëm Miloshovski vlerësoi progresin e madh të Shqipërisë gjatë mandatit të kaluar të qeverisë Berisha, në veçanti anëtarësimin në NATO, duke i shprehur edhe njëherë Kryeministrit Berisha vlerësimet e vendit të tij për këtë arritje madhore të vendit.Kryeministri Berisha e falënderoi për urimet e ngrohta e miqësore dhe i shprehu Ministrit maqedonas vlerësimin e qeverisë shqiptare për progresin e Maqedonisë në projektet për integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në NATO, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të Shqipërisë për aspiratën e vendit mik e fqinj, Maqedonisë, për anëtarësim në NATO.Më tej, të dy personalitetet diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e infrastrukturave të rëndësishme për të dy vendet. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë rikonfirmuan vullnetin e të dy qeverive për përpjekje të përbashkëta, edhe me partnerët evropianë, për të nxitur ecjen përpara të projektit Korridori 8, për të ndërtuar linjën e transmetimit dhe interkonjeksionit elektrik që do të lidhë të dy vendet, për krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit të kufijve dhe atij doganor, si dhe për përditësimin e marrëveshjeve ndërkombëtare midis të dy vendeve për ujërat, ku, si pasojë e ndryshimeve klimaterike, edhe e ngrohjes globale, është kthyer në domosdoshmëri rishikimi i protokolleve të nënshkruara më parë midis të dy vendeve. Ministri i Jashtëm maqedonas vlerësoi si shumë të rëndësishme punën që po bën qeveria shqiptare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, e cila shkurton distancën mes Shkupit dhe Tiranës me 100 kilometra dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria maqedonase po ndërmerr masa për riparimin e rrugës Shkup - Dibër e Madhe, për të mundësuar në të ardhmen lehtësimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.Të dy personalitetet rikonfirmuan qëndrimin e dy qeverive se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një element i rëndësishëm për thellimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në Maqedoni dhe konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit në këtë vend dhe në rajon.Meta-Milloshovski/ Liberalizimi i vizave, proces që po ecën me hapa të sigurtZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar dje me homologun e tij maqedonas Antonio Miloshoski, u shpreh se Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt proceseve të integrimit evropian. Kundrejt mbështetjes që Maqedonia ka konfirmuar ndaj procesit të liberalizimit të vizave, ministri Meta tha se Shqipëria ka dhënë mbështetje të plotë për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO. Gjatë nnjë konference për shtyp gjatë takimit, shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta shtoi se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm. “Besojmë se do të ecet në këtë drejtim, gjë që do të përshpejtojë dhe vetë proceset integruese në Bashkimin Evropian të Maqedonisë”, tha Meta.Gjatë bisedimeve zyrtare mes dy delegacioneve, vëmendja kryesore u përqendrua në çështjet e bashkëpunimit dypalësh, në rritjen dhe forcimin e tij në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, si dhe në përpjekjet e përbashkëta për integrimin evropian, përfshirë këtu anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe bashkëpunimin rajonal.Të dy Ministrat u shprehën se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira. Ata vlerësuan rolin e veçantë të dy vendeve për sigurimin e një bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv në interes të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Në kuadër të kësaj vizite, dy Ministrat nënshkruan edhe dy protokolle bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe mes Akademive Diplomatike të dy Ministrive të Punëve të Jashtme.Topalli-Milloshovski/ Ndërtimi i korridorit 8-të, investimi më madhor i infrastrukturës në rajonKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Miloshovski. Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur kënaqësinë për konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinjë, uroi Ministrin e Jashtëm Miloshovski për progresin drejt BE dhe  miratimin e liberalizimit të vizave me BE. Kryetarja e Kuvendit tha se është e sigurt që dhe Shqipëria do të arrijë së shpejti këtë rezultat, nisur dhe nga plotësimi i detyrimeve dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike. Takimi mes Kryetares së Kuvendit dhe Ministrit të Jashtëm maqedonas u përqendrua më tej në projektin madhor të infrastrukturës, Korridori 8. Të dy autoritetet e larta cilësuan projektin një investim të madh të infrastrukturës në rajon, që do të forcojë urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Italisë dhe Bullgarisë, veçanërisht në zhvillimin e ekonomisë, rritjes së biznesit, lëvizjes së lirë të mallrave etj. Kryetarja e Kuvendit tha se ka pasur një lobim serioz të parlamenteve të vendeve të Korridorit 8, duke sjellë në kujtesë, mbledhjen e anëtarëve të Komisioneve parlamentare të Transportit, vitin e kaluar në Tiranë. “Por për realizimin e këtij projekti nevojitet një politikë më agresive nga të gjitha nivelet e pushteteve legjislativ dhe ekzekutiv, të vendeve të Korridorit 8” - u shpreh Kryetarja e Kuvendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›