Zbogar: BE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni
Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar deklaroi se Maqedonia duhet në mënyrë më bindëse të motivoj dhe të ofrojë BE-në për procesin e saj të anëtarësimit.
“Sllovenisë i nevojiten argumente shtesë, arritje dhe reformat me të cilat do të munden kolegët brenda në BE në mënyrë më bindëse t`i motivojmë që ta mbështesin procesin e zgjerimit evropian kur bëhet fjalë për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Zbogar pas takimit me shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski.
Zbogar ka zhvilluar takime deri vonë edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe me liderët e partive më të mëdha politike për të arritur pajtueshmëri për zhbllokimin e dialogut dhe kthimin e opozitës në Parlament.
"Në situatë të tillë kur presim zgjidhje për çështjen e emrit që të hapen dyert për BE, shqetësohemi për lajmet se ka problem në dialogun politik deri në shkallën që opozita ta braktisë Parlamentin", deklaroi Zbogar.
Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski pohoi se qeveria ka qenë dhe mbetet e gatshme për dialog politik me çdo subjekt në Republikën e Maqedonisë në kuadër të institucioneve, për çdo kërkesë legjitime politike. Edhe liderët e partive politike të opozitës i kanë shprehur shqetësimet shefit të diplomacisë sllovene lidhur me mungesën e demokracisë dhe mosvullnetin e maxhorancës për hapjen e dialogut të mirëfilltë politik.