Zbogar: Sulmi ndaj EULEX-it është sulm edhe ndaj BE-së
Shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar ka deklaruar se sulmi ndaj EULEX-it është sulm edhe ndaj Bashkimit Evropian, por theksoi se ky rast nuk mund ta pengojë procesin politik në Kosovës.
Zbogar gjatë një konference për mediat ka thënë se janë të përkushtuar të vazhdojnë angazhimin për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill.
Ndërkaq, edhe shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt ka dënuar sulmin ndaj pjesëtarit të EULEX-it nga Lituania dhe ka kërkuar nga ata që kanë informacion ti ndihmojnë EULEX-it.
Ai ka thënë se do të rishikojnë sigurinë e pjesëtarëve të EULEX-it dhe nëse ka nevojë do ta shtojnë numrin e pjesëtarëve në veri.