E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Sulmi ndaj EULEX dëmton Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës paraqet akt estremist, që i bwn dëm Serbisë në përgjithësi.

Nuk janë të shtëna në EULEX, por në të ardhmen e popullit serb në Kosovë, në të ardhmen e Serbisë dhe qytetarëve të saj. Sulm ndaj EULEX-it dhe KFOR-it? Cila është e ardhmja e popullsisë serbe në këto kushte? Ata që e kanë bërë këtë janë armiq të Serbisë, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, kjo çmenduri ekstremiste mund të kërcënojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Është dëm i madh për interesat e Serbisë, para së gjithash popullin serb në Kosovë dhe qeveria e dënon fuqishëm këtë akt, ka thënë Daçiç, transmetojnë mediat serbe.

Ndërkaq edhe Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka shprehur keqardhje për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it në rajonin e Zveçanit. Doganieri me inicialet A.S ishte shtetas i Lituanisë.

Lajm i trishtuar ka goditur Lituaninë këtë mëngjes vdekja e shtetasit tonë, i cili ka shërbyer në misionin e EULEX-it në Kosovë, ka shkruar Linkevicius në Twitter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›