Zbulim i rrallë në Qesarat, dalin më dritë vilat e ‘oligarkëve’ romakë

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës nga ekspedita shqiptaro-italiane e vitit 2026.
Arkeologët kanë zbuluar një kompleks të madh dhe luksoz, që përfshin gjashtë dysheme të dekoruara me mozaikë shumëngjyrësh, figura njerëzore, motive gjeometrike dhe fragmente pikturash murale. Mes zbulimeve veçohet edhe një paraqitje e Erosit.
Kompleksi përfshin gjithashtu ambiente termale dhe struktura të tjera arkitekturore, duke dëshmuar një nivel të konsiderueshëm pasurie dhe organizimi.
Sipas arkeologëve, kompleksi mund të lidhet me një fermë më të hershme, të periudhës së fundit qytetare ilire. Kjo ngre hipotezën e vazhdimësisë dhe transformimit të jetës në zonë nga periudha ilire në atë romake.
Kërkimet e zhvilluara në vitin 2025 në një sipërfaqe prej rreth 70 hektarësh kishin evidentuar 67 njësi topografike dhe rreth 20 site arkeologjike, duke treguar se Qesarati është pjesë e një peizazhi arkeologjik shumë më të gjerë.
Zbulimet e reja e vendosin Qesaratin në qendër të vëmendjes si një pjesë të rëndësishme të peizazhit antik të luginës së Vjosës. Vijimi i gërmimeve pritet të ndihmojë në përcaktimin e përmasave, funksionit dhe historisë së plotë të këtij kompleksi.a.b