E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulim i tmerrshëm: Një Boa në tualet

Hanover, 3 Prill NOA – Në Hanover, në Gjermani, një vajzë 7-vjeçare ka mbetur e shokuar pas një zbulimi të tmerrshëm: një gjarpër në banjën e saj.

Të shtunën e kaluar gjendej në apartamentin e qytetit të saj dhe në momentin që shkoi në banjë për të ngritur kapakun e VC-së, u hodh instinktivisht pasi vuri re praninë e gjarprit.

Mamaja e vajzës lajmëroi menjëherë policinë, të cilët lajmëruan menjëherë autoritet përkatëse.

Megjithatë përpjekjet mund të themi se dështuan si nga ana e policëve ashtu dhe nga zjarrfikësit.

Megjithatë më përpara gjetën dhe kohë për ta fotografuar reptilin.

Sipas një veterineri, ai pohoi se bëhej fjalë për një Boa constrictor, një tip gjarpri jo helmues dhe i pambrojtur nga njeriu.

Hipoteza është se ai u largua nga apartamenti, por nuk ka informacione të sakta për ardhjen e tij.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeDo të quhet Luna BeckhamViktoria Beckham e lumtur për vajzën dhe aventurën e reFëmijët kundërshtojnë çiftin Beckham: Nuk duam motër!Lumturohet çifti Beckham, pas tre djemëve presin vajzëE bija 14 vjeçe bën gjysh 29-vjeçarin Lidhje: boa, Hanover, tualet, vajzë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›