E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulimi, Frederik Shopen vuante nga epilepsia

Ashtu si disa anëtarë të familjes së tij, muzikanti romantik nuk gëzonte shëndet të mirë. Ai teshtinte shumë dhe vuante nga infeksionet pulmonare, ethet dhe në fund të jetës nga dhimbjet e forta të kokës. Kompozitori i madh vuante gjithashtu dhe nga depresioni.

Sipas studiuesve polakë, vdekja e tij nuk lidhej me turbekulozin, siç mendohej zakonisht, por me një fibriozë cistike apo mukoviskodozë, një sëmundje gjenetike që prek mushkëritë. Kjo mundësi nuk mund të verifikohet, pasi qeveria polake ka refuzuar të kryejë një test ADN-je në zemrën e artistit, që ruhet në Varshavë.

                                                                                             2011-01-24 14:53
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›