E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulohen detaje nga vrasja në Durrës/ Fqinji i kërkoi para borxh 82-vjeçarit, pasi e masakroi vodhi 80 mijë lekë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku 39- vjeçari Fation Janina ka vrarë me çekiç dhe thika 82-vjçarin Paulin Gila.

BalkanWeb mëson se autori njihej në zonë si person problematik dhe që konsumonte alkool.
Ai ka shkuar në banesën e Paulin Gilës për t’i kërkuar para, të cilat ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë dhe trup

Dyshohet se 39-vjeçari ka mundur të marrë rreth 800 mijë lekë të vjetra nga banesa e viktimës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›