E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen gjurmë të një cunami shekullor në Oqeanin Indian

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar prova të një cunami shumë të fuqishëm që ka goditur bregun e Oqeanit Indian rreth 600 vjet më parë, i krahasueshëm nga forca me cunamin që la 230 mijë të vdekur në të njëjtën zonë në vitin 2004.

Studimet e botuara në numrin e fundit të revistës "Nature"dokumentojnë prova në depozitat ranore në Indonezi dhe Tajlandë, që tregojnë se cunami masiv ndodhi në këto brigje ndërmjet viteve 1290 dhe 1450. 

Studiuesit kanë bërë analizat e mostrave të dheut në depozitat ranore. Sipas rezultateve del se cuname të tilla ndodhin në bregdetin e Oqeanit Indian çdo 600 -700 vjet. //ad//

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›