Zbulohen maskotat e Euro 2012

Federatat e futbollit te Ukraines dhe Polonise prezantuan sot ne Varshave maskotat e Kampionatit Europian te Futbollit te vitit 2012 qe keto dy vende do e organizojne se bashku.
Foto
Maskotat do te jene dy futbolliste binjake njeri me uniformen e Polonise dhe tjetri me ate te Ukraines.
Kjo formule te kujton ate qe u perdor ne Europianin e kaluar qe u zhvillua ne Austri dhe Zvicer ne vitin 2008 kur maskotat ishin Trix dhe Flix te veshur me uniformat e kombetareve qe organizuan ate vit turneun.
Emrat e binjakeve polak dhe ukrainas do te vendosen nepermjet nje votimi ne internet ku tifozet e vendeve organizatore do te vendosin se si do te quhen maskotat.
Europiani 2012 do te hapet me ndeshjen e pare ne Varshave me 8 qershor 2012 dhe ndeshja e fundit do te luhet me 1 korrik ne Kiev.
Foto