Zbulohen vrasësit e emigrantit në Tabanoc

Policia zbuloi personat që para disa ditëve vranë një dhe plagosën tre emigrant në fshatin Tabanoc. Kundër tre personave, të gjithë nga fshati Tabanoc është ngritur padi penale për vrasje me paramendim.
Motivi i vrasjes, sipas MPB, ishte plaçkitja. Të dyshuarit në natën e 15 korrikut ishin dakorduar të plaçkitin emigrantët që herë pas here kalojnë pranë fshatit të tyre në drejtim të Republikës së Serbisë, shkruan zhurnal.
Pasi takuan grupin e emigrantëve, ata me një të shtënë në ajër nga një pushkë gjuetie i urdhëruan emigrantët që të ndalonin.
Emigrantët filluan të iknin, kurse njëri prej tyre filloi të i gjuante me gurë sulmuesit, kurse sulmuesi qëlloi më pas me disa fishekë drejt grupit, me ç’rast vrau një person nga Bangladeshi, kurse tre të tjerë i plagosi (nga Bangladeshi dhe Pakistani)./Indeksonline/