E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë: G20-shi mbështet rivlerësimin tatimor

Ministra financash dhe bankierë nga 20 vende të zhvilluara dhe në zhvillim kanë filluar ditën e dytë të takimeve në Moskë, e cila shënon mbledhjen e tyre të tretë për këtë vit, me qëllim të përgatitjes së Samitit të G20-shit në Shën Petersburg, i cili do të mbahet në shtator.

Grupi i përbërë prej 20 vendesh është i vëmendshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregut të përtërirë. Ky grup u zotua se do t’i shqyrtojnë politikat me kujdes në kërkim të rrugës më të mirë për rimëkëmbje. Sipas Reutersit, një plan veprimi për të rritur vendet e punës dhe rritjen ekonomike do të shqyrtohet në shtator.

G20-shi ka mbështetur edhe një rivlerësim tatimor si përgjigje ndaj zemërimit të përhapur në mesin e votuesve të goditur nga faturat e larta të taksave. Ndërkaq, një dokument, të cilin e ka përgatitur personeli i Fondit Monetar Ndërkombëtar për takimin e Moskës, paralajmëron se trazirat e tregut financiar mund të thellohen nëse politikëbërësit nuk janë të kujdesshëm./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›