E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet agjenda e grupit të PS, Rama mban fjalën kryesore, pritet qëndrim për Ballukun. Raportojnë 10 ministra

Partia Socialiste mbledh të enjten paradite grupin e saj të deputetëve nën moton “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”. Takimi i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të nisë  fjalën me Kryeministrit Edi Rama.

Burime nga PS zbuluan se Rama do të bëjë të ditur edhe qëndrimin që do të mbahet në parlament lidhur me kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Pas mbledhjes së këshillit të mandateve, kreu i grupit socialist Taulant Balla deklaroi se çështja “Balluku” do të shqyrtohej në takimin më të parë të deputetëve, ndërsa raporti po hartohet nga Ulsi Manja.

Ndërkohë, në mbledhjen e grupit socialist është parashikuar që të raportojnë 10 ministra e secili prej tyre do të ketë 7 minuta në dispozicion për të prezantuar punën e dikastereve përkatëse.

Në agjendën e bërë publike nga Partia Socialiste nuk është përfshirë raportim nga ministrja e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në fund, mbledhja do të mbyllet me fjalën e kreut të  grupit parlamentar, Taulant Balla./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›